Lajme

Kurti uron Truss: Pres me padurim që të punojmë për njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 06 September 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Liz Truss për zgjedhjen në postin e kryeministrës së Britanisë së Madhe.

Kurti tha se pret me padurim të punoj me Truss për njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pres me padurim të punoj me Kryeministrin Truss për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, përparimin ekonomik, njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sigurinë e shtuar përballë agresionit rus”, ka shkruar Kurti në Twitter.

-Advertisement-

Kujtojmë se Truss është zgjedhur dje liderë e Partisë Konservatore, gjë që ka bërë që ajo të jetë edhe kryeministrja e re e Britanisë së Madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera