Lajme

Kurti uron ShBA-në në Ditën e Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 04 July 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, uroi për përvjetorin e pavarësisë së SHBA-së, duke thënë se Deklarata është një nga vizionet “më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë”.

Ai shkroi në Twitter se vlerat e përbashkëta përbëjnë themelin e aleancës së kombeve.

“Ashtu si ai vizion që është i përjetshëm, ashtu është edhe aleanca. Gëzuar 4 korrikun”, shkruan Kurti ndër të tjera.

-Advertisement-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 247-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera