Lajme

Kurti uron Pashkët: Ky kumt thërret për punë, vetëmohim e disiplinë

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 02 May 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti ka thënë se ky kumt thërret për punë, vetëmohim e disiplinë.

“Për çdo vit, në pranverë, për plot dy mijëvjeçarë besimtarët kumtojnë me dashuri dhe bindje se sakrifica triumfon mbi egoizmin, se zemërgjerësia i kapërcen mëritë, se drita e mund errësirën, se jeta ngadhnjen mbi vdekjen. Triumfofshin dhe midis nesh!Ky kumt thërret për punë, vetëmohim e disiplinë. Siç na kanë thënë e udhëzuar rilindasit tanë deri te më i fundmi i tyre At Fan Stilian Noli: me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tone”./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Për shumë mote Pashkët!

Sot, besimtarët ortodoksë, dhe midis tyre dhe bashkëatdhetarët tanë, kremtojnë Pashkët.

Ju…

Posted by Albin Kurti on Sunday, May 2, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera