Lajme

Kurti uron Njësinë Speciale Intervenuese në 15-vjetorin e themelimit

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 17 January 2022

Në përvjetorin e 15-të të themelimit të Njësisë Speciale Intervenuese, kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot kampin e kësaj njësie, me ç’rast shprehu përgëzime për punën, angazhimin dhe kontributin që kjo njësi po bën në mënyrë që në Kosovë të sundojë ligji dhe të ketë siguri për të gjithë qytetarët.

Kurti tha se Qeveria e Kosovës është në shërbim të qytetarëve, por edhe në shërbim të mekanizmave shtetërorë si Policia e Kosovës, pa të cilët nuk mund të ketë progres, mirëqenie dhe dinjitet të qytetarëve.

“ Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për nevojat tuaja dhe për mungesat që ekzistojnë dhe gjithashtu për mundësitë që duhet t’i shtojmë, prej çështjes së mungesës së pajisjeve dhe armatimit në disa prej njësive, mbrojtjeve shtesë në kushtet e rrezikshmërisë së lartë dhe çështjes së pagës”, tha ai.

-Advertisement-

Kurti tha se nevojat dhe mungesat e tilla do të trajtohen me prioritet nga qeveria që ai drejton.

Duke u shprehur mirënjohje për sakrificën dhe situatat e rrezikshme me të cilat përballen në punën e tyre, kryeministri Kurti i uroi për 15-vjetorin e themelimit dhe i përgëzoi për angazhimin në veçanti komandantët e njësive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera