Lajme

Kurti uron Fitër Bajramin: Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje

Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 21 April 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka uruar që kjo festë të sjellë gëzim dhe paqe.

“Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje.

-Advertisement-

Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë!”, ka shkruar Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera