Lajme

Kurti uron Ditën e Flamurit të komunitetit ashkali

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 15 Shkurt 2022

Në shënim të Ditës së Flamurit të komunitetit ashkali, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, uroi shumë suksese dhe të arritura në të ardhmen, për komunitetin ashkali dhe i falënderoi për kontributin e dhënë.

I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi dhe këshilltarja e tij, Elizabeth Gowing, Kurti mori pjesë në shënimin e kësaj dite dhe shprehu mbështetjen për komunitetin ashkali.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës dëshirojmë t’i ndihmojmë ata të cilët i kanë nevojat më të mëdha, më së pari e më së shumti”, tha Kurti.

-Advertisement-

Ai theksoi se shteti duhet të dëshmohet aty ku janë nevojat më urgjente dhe aty ku ka pasur diskriminim, ku ka pasur shtypje, ku ka pasur margjinalizim e përjashtim.

“Duhet që të drejtat të mos jenë vetëm nominale e formale, të jenë në fjalë goje e të shkruara në letër, por të jenë edhe aktuale e përmbajtësore, e kjo lidhet shumë me zhvillimin socio-ekonomik”, shtoi ai.

Ai i njoftoi që së shpejti do të organizohet një tryezë e veçantë, në të cilën do të diskutohen problemet dhe çka do të mund të ndryshohet, edhe sa i përket infrastrukturës ligjore, po edhe sa i përket projekteve konkrete.

Në këtë takim të organizuar nga grupi rinor United Toëard Art, morën pjesë anëtarët e organizatave joqeveritare dhe iniciativave të tjera, si: Young Community Leaders, Voice of Roma, Ashkali dhe Egyptian, The Ideas Partnership, Sapunë, Drejtësi për Kujtimin, Balkan Sunfloëers, Roma Versitas, si dhe aktivistë nga komuniteti ashkali.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy