Lajme

Kurti uron Ditën e Falënderimeve

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 24 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar për Ditën e Falënderimeve e cila është ditë feste për amerikanët.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka uruar shëndet e lumturi.

“Gëzuar Ditën e Falënderimeve për të gjithë ata që festojnë sot! Qofshin këto festa plot shëndet, lumturi dhe ngrohtësi të të dashurve tuaj”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, Dita e Falënderimeve është një festë shumë e rëndësishme amerikane, e cila në SHBA festohet të enjten e katërt të nëntorit. Dita e Falënderimeve e shpallur nga Xhorxh Uashington, festohet që nga viti 1789.

Të tjera