Lajme

Kurti uron bashkëvendësin e tij Abazoviq, që e mori drejtimin e Malit të Zi

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 29 April 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Dritan Abazoviqin për zgjedhjen e tij, si i pari i Malit të Zi.

Kurti përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se mezi pret të punon me të, për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballet rajoni, njofton Klankosova.tv.

“E përgëzoj nga zemra Dritan Abazoviqin, kryeministrin e Malit të Zi, nga komuniteti shqiptar. Mezi pres të punojmë së bashku ngushtë për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballemi në rajon”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Ndryshe, Kurti është me prejardhje nga Mali i Zi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera