Lajme

Kurti udhëton për në Spanjë, ZKM tregon arsyen

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 25 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Sipas ZKM’së, ai do të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë. Merr pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera