Lajme

Kurti udhëton drejt Gjermanisë për takimin me Scholz

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 04 May 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin, Gjermani, ku do të ketë takim bilateral me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz.

Kurti dhe Scholz, sipas njoftimit nga zyra e kancelarit, do të flasin mbi zhvillimet e mëtejshme për statusin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës që lidhet ngushtë me ofrimin e këtij vendi me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Pos Kurtit, kancelari gjerman pret edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, veçse ndaras.

-Advertisement-

Si me Kurtin, ashtu dhe me Vuçiqin, kancelari gjerman do të dalë në konferencë për media, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë, në Berlin zbarkon edhe emisari evropian për dialogun kosovaro-serb, Miroslav Lajçak.

Ai do t’i takojë në mbrëmje Kurtin dhe Vuçiqin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera