Kurti udhëton drejt Austrisë – merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Autori: Gazeta inFokus
14:29 | 12 November 2023
Kryeministri Albin Kurti, nga Parisi i Francës ku mori pjesë në Forumin e Paqes, ka udhëtuar sot për në Vjenë.
Zyra e tij ka bërë të ditur se ai do të marrë pjesë në edicionin jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës,
“Me këtë rast, ai do të pranojë Çmimin Vjetor të Forumit Ekonomik “Partneri i Vitit 2023”, që do t’i ndahet Republikës së Kosovës për bashkëpunimin dhe kontributin 15-vjeçar në zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe do të jetë pjesëmarrës në panelin e diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, nesër prej orës 14:05”.
“Gjatë qëndrimit dyditor, Kryeministri Kurti, po ashtu do të jetë mysafir i ftuar nga Karl-Renner-Institut për të diskutuar mbi temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”. Diskutim ky që do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 18:00. Ndërkaq, të martën do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive private të sektorit të energjisë, për t’i njoftuar më për së afërmi me mundësitë për investime që Kosova ofron në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

Të tjera
-
Çitaku: Është momenti të mendojmë për qytetarin më shumë se për vetveten
Vlora Çitaku ka folur pas dështimit të seancës së 26-të. Ajo theksoi se ës...
-
Agim Bahtiri ‘ngucet’ me Limajn: Një kurban po dojna me pre, me u kthy opozita mbarë
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, është tallur në korridorin e Kuvendit. Gja...
-
Pas 25 herësh me 48 orë pritje, këtë herë “vetëm” 24 – shkaku i Kurban Bajramit
Seanca e 26-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështoi – sërish. Dhe, ...
-
“Personalisht e vlerësoj Albulena Haxhiun”, Haradinaj jep arsyet pse nuk po e votojnë propozimin e LVV-së
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se AAK...
-
Avni Dehari fton partitë për një konsultim
Deputetët e betuar të Kuvendit të Kosovës, sot janë mbledhur për herën e 26-t...
-
Çeku: E pranojmë çfarëdo vendimi të Kushtetueses
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosj...
-
Limaj i gatshëm për marrëveshje me Kurtin: Nuk është asnjëherë vonë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur i hapur për n...
-
Duda Balje: Nëse Limaj është kandidat nuk kemi me mendu më shumë
Në prag të seancës së 26-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetja...
-
Limaj: Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes, sjellja jonë në Parlament do të jetë e njëjtë si deri tani
Në prag të seancës së 26-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kreu i Ni...
-
Saranda Bogujevci flet për ekspozitën në Serbi: Po sulm*ohen viktimat e luf*tës është e turpshme
Saranda Bogujevci nga Vetëvendosje, ka thënë se ky subjekt ka ofruar zgjidhje...
-
Hasani: S’e votoj një qeveri me VV-në, s’u tregua korrekt ndaj procesit të Speciales në Hagë
Deputeti i betuar i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se nuk do ta votojë një qev...
-
Rexhepi: Shpresoj që sot zgjidhet kryetarja e Parlamentit
Deputetja boshnjake Emilija Rexhepi ka thënë q ë shpreson se në seancën e sot...