Lajme

Kurti u uron besimtarëve myslimanë fillimin e Ramazanit: Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 23 Mars 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, pari i qeverisë ka uruar që ky muaj i mëshirës të sjellë paqe dhe lumturi në zemrën e secilit.

“Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë”, ka shkruar./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy