Kurti u tregon për prioritetet e qeverisë së tij Udhëheqësve diplomatikë të BE-së
Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 14 April 2021
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla patën të mërkurën një takim virtual me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Sipas njoftimit “Temë e takimit ishin programi dhe prioritetet e Qeverisë, me theks në agjendën e integrimeve evropiane”
Kurti falënderoi përfaqësuesit diplomatikë për bisedën dhe përkrahjen e BE-së për Kosovën. Ai theksoi se prioritetet e Qeverisë janë drejtësia dhe punësimi, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe promovimi i investimeve.
“Hapin e parë të reformës në drejtësi e kemi nisur me aprovimin e koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme që i paraprinë procesit të Vettingut në drejtësi”, tha Kryeministri Kurti. Ai foli edhe për planet për reformimin e prokurimit publik me qëllim të rritjes së transparencës për përfituesit përfundimtarë.
Kurse Ministrja Gërvalla tha se mirëpret interesimin e BE-së për dialogun por theksoi se është me rëndësi që të fokusohemi në luftimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik dhe reformën në drejtësi.
Udhëheqësit e misioneve falënderuan Kryeministrin dhe Ministren për pjesëmarrjen në takim dhe i njoftuan ata se janë duke u angazhuar për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 për Kosovën. Ata ofruan bashkëpunimin e vendeve të BE-së në përmbushjen e reformave të parapara./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...