Lajme

Kurti u premton ndihmë bujqve të Suharkesës që u dëmtuan nga reshjet

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 21 May 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar fshatin Nëpërbisht të Komunës së Therandës, pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet.

Me këtë rast kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka thënë bujqve të dëmtuar se do të bëjë të pamundurën që do tu del në ndihmë atyre.

“Duhet një evidentim dhe vlerësim që të jetë sa më i saktë korrigjimi që dubet bërë. Ne si qeveri jemi të përkushtuar atë që prodhon dhe punon ta ndihmojmë. Ne duhet t’i gjindemi e do t’i gjendemi të prekurve në Nepërbisht dhe më pastaj edhe në Mamushë”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, tha se dikasteri që drejton ai ka themeluar një Komision të veçantë me komunën e Suharekës dhe komunat tjera që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Do të bëjmë një vlerësim të dëmeve, pastaj duke shfrytëzuar buxhetin për rezervat, por edhe buxhetin e ndarë për pandeminë, do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë financiare që t’i ndihmojmë komuna e prekura”, tha Mustafa.

-Advertisement-

Kurse bujqit e fshatit Nepërbisht të Suharekës i kanë thënë kryeministrit Kurti se e kanë të pamundur t’i mbulojnë shpenzimet e dëmeve të shkaktuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera