Lajme

Kurti u kërkon ambasadorëve t’i kundërvihen propagandës serbe

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 19 December 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në Konferencën e 6-të të Ambasadorëve në Prishtinë, ka deklaruar se Serbia nuk mund ta tradhtojë lehtë Rusinë sa i përket marrëdhënieve të ngushta të këtyre dy vendeve.

Sipas tij, kjo gjë mund të ndodhë vetëm me një transformim rrënjësor të këtij vendi.

“Serbia nuk mund ta tradhtojë lehtë Rusinë pa pësuar një transformim rrënjësor, sepse ajo e sheh veten si projekt të pushtimit sllav në vazhdimësi. Këto dy gjëra duhet t’u themi me kujdes dhe durim perëndimorëve. Mjafton t’u tregojmë se ekstremet e tyre janë larg Kosovës. Duhet t’u themi se Jugosllavia e atëhershme si platformë për Serbi të madhe ndërtohej i tëri mbi dhunimin e shqiptarëve, për çfarë ka shifra, artikuj e libra”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Duke përdorur figura stilistike ai tha se Serbia nuk mjaftohet me atë që i ofron Perëndimi, pasi e mendon veten si bijë të Rusisë.

“’Perëndia serbe’, nuk është e mjaftuar me sakrificën e pjesshme që ia ofroi perëndimi demokratik, sepse e mendon veten bijë të ‘Perëndisë ruse’”, është shprehur ai.

Kurti më tej tha se perëndimorët që janë aleatë, partnerë e miq që jodoemos e dinë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.

“Pjesa më e madhe e njerëzve që punojnë në media dhe në kancelaritë evropiane janë brez tjetër tashmë. Ata do e dëgjojnë një gjë më të vjetër se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në vend të tri shkronjave GJND, me shumë gjasë më shpesh dëgjojnë katër numra, 1244”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera