Lajme

Kurti u kërkoi ndihmë, Tahiri: Ty kryeministër ky kuvend a e din kur të vyen, veç kur të vjen ngushtë

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 24 November 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri i është kundërpërgjigjur kryeministri Albin Kurti kur tha se ai nuk mundet pa Kuvendin dhe nuk donë që të jetë pa kuvendin, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhej me këtë Tahiri i ka thënë se ty kryeministër Kuvendi të duhet veç kur je ngushtë.

“Ne kemi vendos me mbajt retorikën poshtë në mbështetje të kryeministrit tonë se është duke u ballafaqu me Serbinë. Ty kryeministër ky kuvend a e din kur të vyen, veç kur të vjen  ngushtë, të ka ardh ngusht me referendum e ke pru rezolutën, t’ka ardhë ngushtë me zgjedhjet me Serbinë ta kemi mbështet, sot a pe sheh qysh po rrimë  të qetë se po e dimë që vendi u kanë në rrezik, qasjen ndrysho fokusi të mos jetë në elemente të vogla të cilat në vijnë në situatë kur me të vërtetë duhet me u kthy me kokë ulur”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Ndryshe ai shtoi  Kurtit që të reflektojë dhe të mos i bëjë gabimet që tashmë i ka bërë.

“Ne nuk po hijmë me debatu as për përmbajtje as për kurgjo se pe dimë që jemi ngushtë si vend edhe nuk na ka hije neve tash me nis ëme u shty ne mes veti se po e dimë çka ka ndodhë dhe të gjithë po e dijmë rëndësinë e të qenit me këtë qetësi, kthehu tek marrëveshja finale fokusohu me ja dhanë Kosovë një marrëveshje finale kur i ki miqtë e SHBA-së mbrapa, këqyri pak kush po të këshillon e qysh po të këshillojnë… ne jemi pak në numra sot por secili prej neve e ka një besim qytetarë edhe e ka një bazë elektorale dhe në këtë situatë nuk dojmë me të pa ngushtë, kthehu ka duhet, reflekto, ke ba gabime serioze mos i ba ma edhe vepro mbi mandatin që e ki te secili shqiptar të Kosovës se e ki çdo të dytin shqiptar me besim e mos eksperimento”, ka thënë tutje Tahiri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera