Kurti u drejtohet në serbisht serbëve të Kosovës për vendimet e fundit: Besojini Qeverisë tuaj

Autori: Gazeta inFokus
09:39 | 30 July 2022
Kryeministri Albin Kurti u është drejtuar me një video-mesazh serbëve të Kosovës, lidhur me vendimet e Qeverisë për lëshimin e dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë dhe regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale të cilat do të kthehen në targa RKS.
Kurti u është drejtuar atyre në gjuhën serbe, derisa u ka bërë thirrje që t’i besojnë Qeverisë së tij.
Sipas tij, institucionet bartëse të këtij procesi kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore dhe logjistike.
“Kur flasim për të drejtën dhe drejtësinë e me këtë edhe për sovranitetin shtetëror, duhet të flasim edhe për reciprocitetin në kuptim të përdorimit të letërnjoftimit në territori të shtetit tonë. Nuk duam që këtë veprim tonë ta kuptoni ndryshe, përveç si përgjigje ndaj shkeljeve të të drejtave, të drejtave tuaja, si nënshtetas të Republikës së Kosovës. Obligimi i Qeverisë tonë është që të mbrojë të drejtat tuaja nga veprimey diskriminuese, të cilët siç janë kërcënim ndaj shtetit, janë kërcënime ndaj gjithë neve, si shtetas të tij”, thotë Kurti në këtë video-mesazh.
Ai ka thënë se Qeveria dhe ministrat e tij do të jenë në dispozicion për të gjithë ata që kanë paqartësi.
“Ju e dini që u jam drejtuar shumë herë me qëllim të vendosjes së komunikimit sa më të mirë ndërmjet nesh, pasi vetëm ashtu, së bashku, mund të sigurojmë të ardhme më të mirë dhe më të ndritur. Edhe kësaj radhe kërkoj nga ju besim dhe vullnet që së bashku të kalojmë nëpër këtë proced dhe përfundojmë regjistrimin. Qeveria ime, e me këtë të gjithë ministrat përgjegjës janë në dispozicion tuaj lidhur me çdo pyetje apo paqartësi që mund të keni lidhur me këtë temë.
Kjo që po fillojmë ne tani, me 1 gusht, Serbia ka filluar ta zbatojë para 11 vitesh. Ne do të jemi në dispozicion duke dëshmuar që çdo veprim i yni është vetëm respektim i ligjit, i cili si i tillë, trajton secilin dhe të gjithë njësoj. Besoni Qeverisë tuaj. Ju faleminderit”, ka deklaruar Kurti.
Të tjera
-
Kaq do të kushtojnë biletat në Lojërat Olimpike në Paris të vitit 2024
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar se çmimet e biletave për lojërat ol...
-
Rryma pesëfish më e shtrenjtë – KEDS bën këtë veprim
KEDS ka bërë të ditur se kanë filluar takimet me institucionet për të diskutu...
-
Gruaja e Joe Biden, infektohet me virusin Covid-19
Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezultoi më 16 gusht pozitive me virusin C...
-
Vrasja në Prizren, dëshmitari thotë se pa momentin kur të akuzuarit e goditën me thikë të ndjerin
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, është dëgjuar dëshmitari, Miran ...
-
Zana Avdiu tregon se çfarë do të kishte vepruar po ta kishte pushtetin në dorë
Aktivistja, Zana Avdiu, tashmë njihet për si një nga femrat e cila lufton për...
-
SHBA-ja teston raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3”
Ushtria amerikane bëri të ditur se më 16 gusht zhvilloi me sukses një provë m...
-
Osmani ia dorëzoi “Urdhrin Hero i Kosovës” familjes së heroit Sali Çekaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar “Urdhrin Hero i Kosovës” ...
-
Endej me armë në dorë në Ferizaj, ndalohet nga policia
Sot rreth orës 12:45, derisa policët hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve, i...
-
Begaj e përmbyll vizitën në Kosovë duke qëndruar tek Lidhja e Prizrenit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përmbyllur vizitën në Kosovë duke...
-
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
Rritja e çmimeve të gazit dhe naftës me shumicë nënkupton se amvisëritë në mb...
-
Finlanda redukton me 90 për qind vizat turistike për shtetasit rusë për shkak të luftës në Ukrainë
Finlanda bëri të ditur se do të reduktojë numrin e vizave turistike që lëshon...
-
Mundësi e jashtëzakonshme për maturantët e Ferizajit, 12 BURSA të plota dhe PUNËSIM i garantuar në Gjermani!
Kolegji Universum dhe Knappschaft Kliniken nga Gjermania kanë zhvilluar një a...