Lajme

Kurti tregon si u bllokuan me Isa Mustafën për zgjedhje të ministrive

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 12 December 2019

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër Albin Kurti, ka treguar detaje rreth negociatave për marrëveshjen e koalicionit me Isa Mustafën, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kurti tregon se si ngecën bisedimet, kur të dy filluan të flasin për pozita qeveritare.

Kurti ka thënë se në fillin e bisedimeve, Mustafa ka thënë se duhet të zgjedhë i pari një ministri.

“Në fillin e bisedimeve Mustafa ka thënë se duhet që ai të zgjedhë i pari. Unë i thash që të parët duhet të zgjedhim ne. Ai tha se duhet të zgjedhë i pari, i thash jo unë duhet të zgjedh i pari. Pyeta se a keni ndonjë ide se si të dalim nga kjo, tha jo nuk kam ndonjë ide. Nuk e di, tha unë duhet me zgjedh i pari”, është shprehur Kurti në RTK, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Më tej, Kurti ka treguar se i ka propozuar kreut të LDK’së që të veprojnë sipas lojës në tenis, ku i pari do të bënte vetëm një zgjedhje, pastaj i dyti do të bënte dy. Edhe pas kësaj, lideri i VV’së thotë se Mustafa donte të zgjedhtë i pari.

“Pa më dëgjuar deri në fund, tha unë po zgjedhi i pari”, ka thënë Kurti.

Kurti ka treguar gjithashtu se në vitin 2018 i kishte propozuar Mustafës një qeveri 4+4.

“Një vit përpara në 2018 i kam thënë Mustafës ta bëjmë një qeveri 4+4”.

Tutje, Kurti ka thënë se nuk mund t’i japë LDK’së më shumë se që i ka jep populli.

“Unë nuk mund të të jap në tavolinë më shumë se që të ka jep populli”, shtoi Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera