Lajme

Kurti tregon se si reaguan shtetet e QUINT-it pas vendimit të ri për targat

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 28 October 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë në pritje të qendrimit të shteteve të QUINT-it, meqë përfaqësuesve të këtyre të fundit në takim ua ka prezantuar vendimin për targat ilegale që po qarkullojnë në Kosovë.

Kurti, në një konferencë për media, ka deklaruar se përfaqësuesit e QUINT-it i kanë kërkuar kohë shefit të ekzekutivit, meqë po presin për konsultim me kryeqendrat diplomatike, shkruan lajmi.net.

“Me atë rast ua prezantuam qëndrimin tonë. Natyrisht që qëndrimi, ideja e tyre ka qenë që gjithçka të spostohet në kohë për më shumë muaj, por ne besojmë që kjo është zgjidhja më e mirë, me ç’rast ata natyrisht që nuk e dinin ata këtë propozim tonin paraprakisht”, deklaroi Kurti.

-Advertisement-

“Ata thanë se u nevojitet të konsultohen me kryeqendrat e tyre për ta dhënë mendimin lidhur me këtë vendim tonin. Pra, ata tashmë janë të njoftuar dhe natyrisht kryeqendrat do të mund ta thonë tash pas këtij komunikimi edhe qëndrimin e tyre”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera