Lajme

Kurti tregon se çka biseduan me MCC-në në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 27 May 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten është kthyer nga vizita 20 ditore në SHBA dhe Zvicër, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti sot po merr pjesë në Forumin e Bizneseve të Diasporës që po mbahet në Prishtinë.

Ai tha se ka biseduar Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) për investime prej mbi 200 milionë dollarësh në sektorin e energjisë.

-Advertisement-

“Kam kënaqësinë ta hapi këtë forum të bizneseve të diasporës. Shpresoj të lidhen partneritete bashkëpunimi me Kosovën dhe diasporën. Sot jam kthyer nga Amerika pas dy javësh. Gjatë vizitës atje kemi negociuar marrëveshje
me MCC-në për investim mbi 200 milionë dollarësh në sektorin e energjisë. Biseduam rreth mënyrave për avancim të bujqësisë. Prezantuam arritjet ekonomike në Kosovë”, ka thënë i pari i ekzekutivit.

Gjithashtu, kryeministri kurti ka thënë se interesat ekonomike të Kosovës i ka prezantuar edhe në Davos të Zvicrës.

“Interesat ekonomike i kam prezantuar edhe në Davos. Kosova është shteti më demokratik. Jemi renditur të parët në Ballkan për sundim të ligjit. Jemi ngritur për 17 vende për indeksin internacional. Viti 2021 ka qenë i zhvillimit ekonomik prej 10.5%. Kemi pas po ashtu rritje të eksporteve 83.6%, rritje të investimeve të huaja direkte 22%. Kur shohin që nuk ka korrupsion, qytetarët janë të gatshëm të paguajnë tatime. Kemi krijuar 25 mijë vende të reja të punës”, shtoi Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera