Lajme

Kurti tregon se a ishte gabim taktik pranimi për hapjen e arkivit të UÇK-së nga Besnik Bislimi

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 10 November 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për arkivin e UÇK-së, duke thënë se nuk është gabim taktik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, fakti që ka pranuar që të hapen arkivat.

“Nuk mendoj që ka qenë gabim taktik i Bislimit, sepse çdo gjë për UÇK-në është shkruar në libra, janë bërë dokumentare e janë shkruar libra, andaj këto janë të gjitha në arkivat e Kosovës, e ato kanë qenë të hapura gjithmonë për UNMIK-un, EULEX-in e publikun e gjerë, por Serbia është munduar që me këtë kërkesë ta arsyetojë faktin që ajo nuk ka hapur arkivat e veta”, ka thënë Kurti në ATV, në emisionin “Context”./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera