Lajme

Kurti tregon sa do të rritet buxheti i vitit 2022

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 29 October 2021

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë mbajtur një konferencë për media.

Gjatë kësaj konferencë Kurti ka treguar se buxheti për vitin 2022 do të rritet për nëntë përqind, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot kam pasur takim herët me Ministrit e Financave Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë një mbledhje të Qeverisë sot mesdite ku do të aprovohet buxheti sipas propozimit tonë për vitin 2022. Krahasuar me rishikimin e buxhetit që bëmë sivjet buxheti për vitin 2022 përafërsisht do të jetë rreth 9 përqind më i lartë. Kjo mbetet të shihet edhe sot në mbledhje”, ka thënë Kurti. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera