Lajme

Kurti tregon ngjarjen që i ka ndodhur pas rezultatit të zgjedhjeve!

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 13 June 2017

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, thotë se gjatë fushatës ka marrë telefonata më shumë se kur ka dalë nga burgu.

Ai thekson se kaq shumë thirrje nuk kishte marrë që nga koha e lirimit të tij nga burgu i Pozharevcit në Serbi në vitin 2001 ku ishte burgosë për shkak të bindjeve të tij politike.

“Kam marrë thirrje e telefonata gjatë fushatës, më shumë se kur kam dalë prej burgut, më shumë se në kohën e dhjetorit, 2001, kur kam dalë prej burgut. Ka njëfarë ndjesi të çlirimit të njerëzve”, tha Kurti në Rubikon.

-Advertisement-

Bazuar në të dhënat e KQZ-së VV-ja është partia më e madhe në vend për nga numëri i votave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera