Lajme

Kurti tregon çka ndodhi në Prokurori për kallëzimin penal kundër Thaçit e Veselit

Autori: Halil Berisha 11:15 | 18 December 2019

Albin Kurti e Glauk Konjufca sot kanë shkuar në Prokuroinë Themelore në Prishtinë për të dhënë dëshmitë e tyre.

Kjo për rastin e njohur si “Syri i Popullit” ku Presidenti Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, patën thënë që kjo organizatë ka lidhje me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin e Glauk Konjufcën, shkruan gazeta inFokus.

E pas kësaj këta dy të fundit bën kallëzim penal për deklarim të rrejshëm nën betim të Thaçit e Vesselit, derisa këtë të mërkurë ishin për të dhënë dëshmitë e tyre.

-Advertisement-

“Prejse z. Thaçi e z. Veseli thanë që është krahu i armatosur i organizatës të ashtuquajturës Syri i Popullit e në anën tjetër kanë thënë që jemi ne dy që jemi marrë me shkrim të komunikatave të UÇK në vitin 1999 mandej kanë akuzuar se kemi inspiruar e udhëhequr atë organizatë është për tu çuditur se si prokurori atë botë nuk ka reaguar fare ndaj presidentit të Kosovës i cili ka marrë detyrën e prokurorit duke thënë që do ti zgjeroj akuzat edhe në drejtim të Glauk Konjufcës e Albin Kurtit përveç Ramabajës e të tjerëve me në fund ne fituam këtë thirrje nga prokuroria e shtetit e më vjen mirë që pata rastin të përgjigjem në të gjitha pyetjet e prokurores që ka marrë këtë kallëzim penal e unë kërkoj që të shndërrohet në aktakuzë ndaj z. Thaçit e z. Veselit e në këtë mënyrë të mundësohet një proces i drejtë për deklarimet e rreme që i kanë dhënë nën betim këta të dy”, ka thënë Kurti.

Tutje Kryetari i Vetëvendosjes ka thënë që pret që për këtë punë të dënohen edhe Veseli e edhe Thaçi derisa ka treguar që ka kërkuar edhe dëmshpërblim, shkruan gazeta inFokus.

“Ky proces unë besoj që duhet të përfundoj me dënimin e këtyre dy të dyshuarve e unë kam bërë edhe kërkesën për ç’dëmtim, kërkesën pasurore juridike do të jem i gatshëm sa herë të më thërras prokuroria e shtetit të vij për dëshmitë tona lidhur me deklarimet e tyre të rrejshme e shpifjet e paskrupullta që i kanë bërë për z. Konjufcën dhe mua”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera