Lajme

Kurti tregon a po frikësohet kur po del në teren pas kërcënimeve me vrasje

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 20 May 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmë e ka publikuar një paralajmërim të një grupi të quajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”, përmes të cilit thotë se ai dhe anëtarët e LVV-së janë kërcënuar.

Kryeministri sot pas vizitës në Mitrovicë ku qëndroi në Trepçë tha se ai nuk është person që frikësohet, shkruan Reporteri.net.

“Unë nuk frikësohem, jam në punë e detyrë për çdo ditë, prej Mitrovice do të shkoj në Llap për të vizituar një fabrikë të këpucëve që ka të punësuar 95 % gra. Për gjendjen e sigurisë e vlerësojnë organet kompetente dhe është siguria dhe mbrojtja e kryeministrit që e bën një gjë të tillë. Ata që më kanë kërcënuar, s’mund ta kenë pasur me mua, se e din që me mua nuk funksionojnë kërcënimet, e kanë pasur me Gjykatën Kushtetuese”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.

I pyetur se a ka ardhur kërcënimi me email apo si, Kurti tha se kërcënimi ka ardhur në adresë të kryeministrit.

-Advertisement-

“Dekreti i presidentit ndodhet në gjykatë, ata me atë kërcënim që ka ardhur në adresen e kryeministrit e kanë ditur që me mua nuk funksionon”, ka deklaruar Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera