Lajme

Kurti: T’i kujtojmë dhe nderojmë ata që luftuan dhe vdiqën për lirinë tonë

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 11 November 2021

Kryeministri Albin Kurti, në Ditën e Përkujtimit, ka thënë se duhet të kujtohen dhe nderohen ata që luftuan dhe vdiqën për lirinë e të tjerëve.

Ai me anë të një postimi në Twitter ka shkruar se “Sot kujtojmë se nacionalizmi ekstrem e ka futur kontinentin tonë dy herë në luftëra botërore, duke shkaktuar tragjedi njerëzore dhe humbje e vuajtje të pafundme”.

“Le t’i kujtojmë dhe nderojmë ata që luftuan dhe vdiqën për të na mbajtur të lirë. Dita e Përkujtimit 2021”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera