Lajme

Kurti thotë se Vuçiq refuzoi ofertën për vetëmenaxhim për serbët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 21 March 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka refuzuar një ofertë siç e quajti ai bujare nw takimin e Ohrit për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës.

Përmes një postimi në “Twitter”, Kurti ka thënë oferta e tij është refuzuar nga Vuciq, para përmbylljes së marrëveshjes së Ohrit, të cilën presidenti serb nuk pranoi ta nënshkruajë.

“Pasi refuzoi të nënshkruajë Marrëveshjen e 27 shkurtit dhe para se ta refuzojë sërish nënshkrimin e Aneksit më 18 mars, Presidenti i Serbisë e ka refuzuar ofertën time bujare të vetëmenaxhimit të serbëve të Kosovës në një asociacion që unë do ta draftoja dhe propozoja”, ka shkruar i pari i qeverisë.

-Advertisement-

Gjithashtu, në këtë postim Kurti ka ironizuar me Vuçiqin, duke pyetur se a është ai Doktor “Jo”.

“A është ai Doktor “Jo”-ka, ose “Mr Nyet”?, Epo, ne e dimë që ai nuk është një doktor”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera