Lajme

Kurti thotë se të ardhmen do ta ndërtojnë në Kosovë, kurbeti nuk do të jetë më e vetmja zgjidhje

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 31 May 2017

nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar sot qytetin e Klinës.

Kurti ka thënë se plani i Lëvizjes Vetëvendosje për shtetin zhvillimor do të sjellë vende pune të qëndrueshme për Klinën e për gjithë Kosovën.

Ai në një postim në facebook ka shkruar se ikja nga vendi nuk do të jetë më zgjidhje, pasi sipas tiij, perspektiva do të ndërtohet në Kosovë.

-Advertisement-

“Kudo shkojmë nëpër Kosovë, problemi është i njëjti, papunësia. Këtë na i thanë edhe qytetarët e Klinës”.

“Por plani i Lëvizjes për shtetin zhvillimor, me fokus tek mbrojtja e sipërmarrjes së vogël e të mesme dhe tek ri-industrializimi, do të sjellë vende pune të qëndrueshme për Klinën e për gjithë Kosovën”.

“Kurbeti nuk do të jetë më e vetmja zgjidhje sepse së bashku do ta ndërtojmë perspektivën tonë këtu, në vendin tonë”, ka shkruar Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera