Lajme

Kurti thotë se s’ka dëgjuar për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 30 March 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se s’ka dëgjuar për marshin “Liria Ka Emër” për solidarizim me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Kurti, në Rubikon në Klan Kosova, tha se nuk e di nëse do të marrë pjesë në të, njofton Klankosova.tv.

“Po e shoh organizatorin dhe kërkesën dhe po e vlerësoj. Unë me të thënë të drejtën nuk është se e kam dëgjuar këtë iniciative, por si është dita ime këtu, ndonëse duket afër 2 prilli i së dielës, ka ca kohë”, u shpreh Kurti.

-Advertisement-

Kujtojmë se deri tash shumë politikanë e figura publike, pos që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të solidarizohen me marshin.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera