Lajme

Kurti thotë se në ShBA kërkoi që të largohen bazat ushtarake serbe rreth kufirit me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 19 May 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në të gjitha takimet që ka realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar që të largohen 48 baza operative ushtarake të Serbisë që gjenden në kufirin me Kosovën, shkruan Reporteri.net.

“Pastaj, me të gjitha takimet me afër 20 kongresistë dhe senatorë kam kërkuar që të mbyllet qendra humanitare ruse në Nish, pastaj të hiqet zyra e Rusisë brenda Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd. Githashtu, një zonë rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë ku ndodhen 48 baza operative ushtarake dhe të xhandarmërisë që janë ofensive, kërkova të largohen prej aty për sigurinë e Kosovës, kemi nevojë për një demilitarizim të një brezi rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë. Të gjitha këto unë i kam diskutuar dhe mund të them që lidhja jonë me SHBA-në është tejet e fuqishme dhe e pathyeshme”, ka theksuar Kurti në intervistën e tij për Zërin e Amerikës.

E Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, ka thënë se i ka treguar lidhjet e fuqishme që Serbia i ka me Rusinë.

-Advertisement-

“Në Shtëpinë e Bardhë unë u prita nga Jake Sullivan, i cili është njeriu kryesor i sigurisë, për këtë qëllim kam ardhur në ShBA, për investime në Kosovë dhe siguri për Kosovën. Me këtë rast kam treguar lidhjet e fuqishme që Serbia i ka me Rusinë”.

Kurti, ka deklaruar edhe se nuk do të pranojë një Asociacion të komunave me shumicë serbe në formën që është, meqë “s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”.

Ai ka thënë se asnjë zyrtar amerikan s’thotë se Asociacioni duhet të jetë në qendër të marrëveshjes me Serbinë, duke shtuar se marrëveshja duhet të jetë e përqendruar rreth njohjes reciproke, shkruan Reporteri.net.

“Asociacioni s’e ka kaluar testin e Gjykatës. Mund të ketë Asocacion, por jo mbi baza etnike. Në mënyrën se si është në frymën si është, jo. Duhet ta keni parasysh se në qendër nuk është Asocacioni, por njohja reciproke. S’e thotë asnjë zyrtar amerikan që Asocacioni duhet të jetë në qendër”, ka deklaruar Kurti për Zërin e Amerikës.

I pari i Qeverisë ka thënë se Kosova është në rregull në dialogun me Serbinë, por kjo e fundit jo me mohim të Masakrës së Reçakut dhe refuzim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Kosova s’ka bërë hapa pas [në dialog], por Serbia e cila ka ngelur pas meqë s’i pranon krimet që i ka kryer. Unë jam i gatshëm, Serbia s’është dhe s’ka kurrfarë faji asnjë instancë e shtetit të pavarur të Kosovës”.

Kurti tha se edhe presidenti Biden e ka formuluar mirë se në qendër duhet të jetë njohja reciproke. Ai gjithashtu shtoi se në të kaluarën Kosova ka bërë koncensione për të marrë njohjen nga Serbia, por se kjo s’ka ndodhur për 10 vjet.

“Ne dëshirojmë të kemi normalizim dhe dialog për marrëveshje, jo dialog për dialog”.

Kurti ka folur edhe për vizitën e tij në Amerikë. Ai ka thënë se kjo vizitë ka për qëllim tërheqjen e investimeve nga Amerika dhe shtimin e sigurisë së Kosovës, sidomos nga SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera