Lajme

Kurti thotë se masa e reciprocitetit do të mbetet në fuqi deri me 15 qershor

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 31 March 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencë për media tha se sonte pak para mesnate do të hyjë në fuqi propozim- vendimi për vendosjen e reciprocitetit ndaj mallrave serbe dhe se do të mbetet në fuqi deri me 15 qershor.

“Ky vendim mbetet në fuqi deri me 15 qershor, ne do të shohim se si ka ecur mbarëvajtja e këtij vendimi sa i përket zbatimit, sa i përket implementimit”, tha Kurti.

Ai gjithashtu theksoi se pika 3 e këtij propozim- vendimi thotë që së paku 1 herë në muaj do të rishikohet se si po zbatohet vendimi.

-Advertisement-

“Pika 3 e këtij propozim- vendimi, thotë që zbatimi i këtij vendimi do të rishikohe së paku 1 herë në muaj se si heci puna e reciprocitetit si zëvendësim për tarifën”, u shpreh Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera