Lajme

Kurti thotë se marrëveshja me Serbinë mund të ndodhë gjatë mandatit të tij, tregon edhe arsyen pse

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 16 November 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që marrëveshja përfundimtare ne mes të Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë gjatë mandatit të tij në krye të ekzekutivit.

I pari i ekzekutivit ka thënë se kjo mund të ndodhë për shkak se mandati i presidentit amerikan, Joe Biden dhe mandati i tij do të kenë të njëjtën kohëzgjatje dhe sipas tij kjo mund të jetë edhe arsyeja e mbylljes së një marrëveshjeje siç e quan gjithëpërfshirëse.

“Unë nuk mund të parashikoj se kur do të ndodhë, por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, (Joe) Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme që në kuadër të këtyre mandateve, që në kohë janë pak a shumë të njëjta, ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia. Normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë është i tillë që varet shumë më tepër nga gatishmëria e Serbisë për të ndryshuar qasjen dhe veten e saj”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Mirëpo ai ka theksuar sërish se nuk do të ketë marrëveshje pa njohje reciproke, shkruan Gazeta Infokus.

“Ka një zhvendosje tektonike kohëve të fundit për të mirë, përderisa në dekadën e shkuar është konsideruar që Kosova bën koncesione sepse në fund e fiton njohjen nga Serbia. Pra, dialogu dhe njohja janë vënë në raport diakronik, janë vënë të shtrira në kohë, ku njohja na vije në fund e Serbia e shtynte fundin pafundësisht. Tash kemi një zhvendosje prej kontekstualizimit kohor në atë, le të themi, hapësinor, ku njohja reciproke është në qendër të marrëveshjes dhe këtë e thonë të gjithë miqtë dhe partnerët e Republikës së Kosovës, të shtetit tonë të pavarur”, ka thënë Kurti në një intervostë për Radio Evropa e Lirë.

Derisa për jë takim të mundshëm me presidentin serb ka thënë se kjo varet nga “dialogu i kryenegociatorëve”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera