Lajme

Kurti thotë se do zhdukë varfërinë ekstreme me skema sociale dhe duke luftuar korrupsionin

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 22 February 2021

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar eliminimin e varfërisë ekstreme në Kosovë, përgjatë kohës së qeverisjes së tij.

Kurti thotë se skemat sociale të qeverisjes së tij, ndër të tjera, do eliminojnë edhe korrupsionin.

“Përafërsisht 100,000 qytetarë të Kosovës jetojnë me më pak se 1 € në ditë, që është rezultat i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe keqmenaxhimit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

-Advertisement-

“Qeverisja jonë e mirë dhe skemat tona sociale do të zhdukin varfërinë ekstreme, do të luftojnë korrupsionin dhe do të rikthejnë ndjenjën e drejtësisë në shoqërinë tonë”, thuhet tutje në postimin e kreut të VV’së.

Kurti ka thënë se në qeverisjen e tij, prioritet do t’i jepet mirëqenies ekonomike, luftimit të korrupsionit dhe fushes së drejtësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera