Lajme

Kurti: Thaçi po premton në emër të Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 21 October 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kritikuar kreun e vendit Hashim Thaçi se është duke punuar për interesa të vendeve tjera, duke dhënë premtime në emër të tyre për bashkimin e Kosovës me Luginën e Preshevës dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare si NATO, BE dhe OKB.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Thaçi nuk është president i Kosovës, pasi ai po punon më shumë për të qëndruar në pushtet, e cila sipas tij, është garancia e vetme e lirisë për të.Postimi i plotë:

Ambasadori i vetëshpallur i shteteve mos njohëseNga premtimet brenda vendit si kryeministër, Thaçi ka kaluar te premtimet nga jashtë vendit si president. Dikur si kryeministër premtonte prej 200 mijë vendeve të punës në Kosovë e deri te formimi i komunave Kodra e Trimave, Has, Kievë, Hogosht e Zhegër. Sot si president premton bashkëngjitje të Luginës dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, NATO e BE.Presidenti Thaçi po premton në emër të presidentit Vuçiq se do të na bashkëngjiten Presheva, Medvegja e Bujanoci; në emër të presidentëve Putin dhe Xi se Kosova do të marrë ulëse në OKB; dhe, në emër të Spanjës, Sllovakisë, Rumanisë, Greqisë e Qipros se do të anëtarësohemi në NATO e BE.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera