Lajme

Kurti: Thaçi e Meha duhet japin përgjegjësi për Demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 30 Maj 2017

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha, duhet të japin përgjegjësi për marrëveshjen kufirit me malazezët.

“Nuk mund të bazohet shënjimi i kufijve shtetërorë në bazë të librave kadastralë, sikur që do bënin kushërinjtë mes vete”, pohoi Kurti.

Kurti, që me udhëheqës të të tjerë të Vetëvendosjes po udhëton nëpër fabrika të ndryshme në Kosovë, shtoi se qeveria e Vetëvendosjes do ta rinegociojë marrëveshjen me Malin e Zi.

-Advertisement-

“Do arrijmë një marrëveshje të kënaqshme për të gjitha palët”, shtoi Kurti.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy