Kurti tha se planifikon 4.5 miliardë euro investime në energji

Autori: Gazeta inFokus
11:56 | 14 November 2022
Në kryeqendrën austriake, në Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për zhvillimet ekonomike në vend.
Kryeministri Kurti theksoi se ekonomia e Kosovës është duke u rritur shpejtë, për çka vlerësoi se demokracia është duke e forcuar.
Kurti në këtë forum përmendi rritjen ekonomike, që sipas tij, është më e madhja në rajon, por u ndal edhe te planet për investime në energji të pastër prej 4.5 miliardë euro.
“Rritja ekonomike e Kosovës (vitin 2021) është 10.7 për qind, e cila ishte më e larta në rajon dhe më madhja që nga pas lufta. Po ashtu, kemi pasur rritje të GDP-së me 4 për qind dhe numër të investimeve strategjike, të cilat janë rritur 87 për qind, dhe 88 për qind ngritje të eksportit. Pra, shumë është bërë, por edhe shumë mbetet të bëhet. Stabiliteti politik është treguar i favorshëm edhe për ambiciet tona. Por, këtë rritjen ekonomike nuk duam ta mbajmë për shtetin, por të shpërndajmë për popullin dhe këtë vit kemi vazhduar me rritje dhe duam të ndalojmë ndikimin e inflacionit”, theksoi Kurti.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës është duke planifikuar investime prej 4.5 miliardë euro për energji të pastër.
Kurti tha se sipas strategjisë për energjisë nga viti 2031, Kosova pritet të prodhojë energji eklektike 400 megavatë nga era apo 35 për qind të prodhimit të përgjithshëm.
“Qeveria e Kosovës momentalisht është duke planifikuar investime 4.5 miliardë euro për energji të pastër në Kosovë. Në duam të marrim modelin austriak dhe gjermanë të edukimit dual, e cili do të tejkalojë dhe bëhet urë lidhëse profesionale, kështu që është e pa mundur të kemi një rritje ekonomike pa profesionist. Kështu që duhet të kemi punë në tregun e punës për të pasur ngritje të qëndrueshmërisë… Sa i përket energjisë së ripërtritshme, qëllimi ynë në strategji është të vazhdojmë me dekarbonizim dhe efiçiencën për energji dhe të mbrojmë konsumatorin. Kemi një strategji shumë ambicioze e cila është në bazë të Deklaratës së Sofjes, ku nga viti 2031 duam të prodhojmë energji elektrike 400 megavatë nga era apo 35 për qind të prodhimit të përgjithshëm.
Këtë vit kemi rritur rreth 6 për qind buxhetin për këtë sektor dhe kursim të energjisë. Dhe nga viti i ardhshëm do të fillojmë me ndërtimin e projekteve për energji të ripërtritshme”, theksoi Kurti.
Kryeministri foli po ashtu edhe për përkrahjen e Qeverisë për qytetarët e Kosovës, përmes pakove ekonomike dhe të përballje me inflacionin, duke përmendur masat e qeverisë mbështetëse për pensionistët dhe studentëve.
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti përmendi edhe arritjet e Kosovës, sa i përket rangimit në aspektin e drejtësisë, që sipas tij, Kosova është listuar 17 vende më lartë. Po ashtu, u tha se Kosova ka rritë eksportet 33 për qind me Austrinë./KP/

Të tjera
-
“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve
Katër pelegrinë serbë janë arrestuar sot në Gjakovë nga Policia e Kosovës, pa...
-
Pse Kallasi përjashtoi Kosovën dhe Serbinë nga turi i vizitave në rajon?
Mesazh konkret dhe bojkot politik për Kosovën e Serbinë, po konsiderohet mosa...
-
Prishtina edhe sonte në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë
Prishtinë edhe sonte po bën pjesë në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur n...
-
Muharremi: Po e presim Albin Kurtin me folë, ai duhet me na tregu qartë a e përkrah ngritjen e çmimit të rrymës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi,ka thënë se Ministria e Ekon...
-
Policia në Prizren për serbët e arrestuar: Dy u ndaluan pasi u prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të MUP’it, 10 janë liruar
Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Prizren, nën dysh...
-
Nga e shtuna mallrat nga Kosova i nënshtrohen tarifës së SHBA’së, Ministria thotë se është “në komunikim” me amerikanët
Për të dytën ditë me radhë, bizneset që kanë eksportuar mallrat e tyre për në...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë...
-
Katër të lënduar në aksidentin në rrugën Ferizaj-Gjilan, njëri dërgohet në QKUK
Katër persona u lënduan në aksidentin mes tri veturave në rrugën Ferizaj-Gjil...
-
Arrestimi i katër oficerëve serbë, Haradinaj: E përshëndes aksionin, ata që ikën të turpëruar në 1999 s’kanë vend këtu
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosoës (AAK),, Ramush Haraddiinaj, ka pë...
-
Çfarë ka ndodhur që kur u shpallën tarifat e reja të Trump?
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vendosi taksa për një numë të madh shtete...
-
Deputetë të “pakicave joserbe po joshen e shantazhohen” nga Serbia, Kurti: Institucionet e sigurisë kanë informacion të konfirmuar
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, shpërndau në Facebook komunikatën e Qever...
-
BE-ja kërkon unitet kundër tarifave të Trumpit
Vendet e Bashkimit Evropian do të kërkojnë të paraqesin një front të bashkuar...