Kurti tha se nuk do të lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë/ Vuçiq: Do ta adresoj tek komuniteti ndërkombëtar
Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 29 December 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pohuar gjatë ditës së sotme se nuk do të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.
Kjo ka bërë që të reagojë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se “këtë çështje do ta adresojë te komuniteti ndërkombëtar, në radhë të parë BE-së dhe SHBA-ve, dhe të gjithë atyre që mbështesin pak a shumë pavarësinë e Kosovës, lidhur me refuzimin e Prishtinës për të lejuar serbët nga Kosova të marrin pjesë në referendumin e ardhshëm për ndryshime kushtetuese”.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse pret ndonjë konstruktivitet nga Kurti, i cili ndonëse gjithnjë e më shumë mori mesazhe nga ndërkombëtarët se dialogu është zgjidhja e vetme, tha se Serbia duhet të ndryshojë më shumë dhe kjo nga kush varet, BE-ja apo dikush tjetër, kujtoi se kjo nuk varet prej Kurtit dhe se këtë deklaratë nuk dëshiron ta komentojë, raporton b92.
Vuçiq tha se do të pyeste bashkësinë ndërkombëtare, BE-në, SHBA-në dhe të gjithë ata që pak a shumë e mbështesin pavarësinë e Kosovës, nëse do të reagonin në të njëjtën mënyrë nëse serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e tyre apo nuk do të ketë zgjedhje në veri të Kosovës.
“Çfarë do të bëjnë, a do t’i çojnë tanket në qendrat e votimit, apo meqë nuk i kanë, me mjete të blinduara, nuk e kuptoj se çfarë duan të shkaktojnë tensione. Puna jonë është të jemi me popullin tonë, ruajmë paqen dhe respektojmë Kushtetutën tonë”, tha Vuçiq.
“Për mua është shkatërruese që nuk e lejojnë Veljko Odaloviqin, Petra Petkoviqin të hyjnë në Kosovë sepse po sillen sikur dikush që dëshirojë të shkaktojë incident. Ata thanë se nuk do të lejojnë të mbahet referendum në komunitetet serbe në Kosovë”, ka shpjeguar ai.
Ndryshe, Serbia do të mbajë referendumin për ndryshime kushtetuese më 16 janar të vitit 2022.
Të tjera
-
Deputetja Bajrami i përgjigjet Elbert Krasniqit: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule?
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Elbert Krasni...
-
Policia arreston në Mitrovicë zyrtarin e ATK-së, për korrupsion
Njësia e parandalimit dhe luftimi i Krimeve Ekonomike, Financiare dhe të Korr...
-
Osmani takon një grup punues të BE-së për rajonin, kërkon përkrahje për anëtarësim në Këshill të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit P...
-
Osmani: Kosova në linjë me politikën e BE-së, të ecet përpara me statusin e vendit kandidat
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Grupit Punues t...
-
Çështja e dinarit, nesër takimi i radhës Bislimi-Petkoviq në Bruksel
Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e dinarit, kryeneg...
-
Nesër seancë plenare, ky është rendi i ditës
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë seancë plenare me fillim pr...
-
Sarrazin: Veprimet e Serbisë s’janë në përputhje me Aneksin e Ohrit – Kosova të bëjë gjithçka për t’i bindur shtetet anëtare në KiE
Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka th...
-
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e lu*tës gjatë seancës në KS të OKB-së
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka komentuar seancën e Këshillit të Sigur...
-
PSD-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Liburn Aliut
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale nda...
-
KSHZ: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 580 mijë qytetarë
Sipas web-faqes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në ora 15:00, për...
-
Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e ka mirëpritur delegacionin ng...
-
Në bisedën me Macronin, Kurti përmendi edhe Radoiçiqin dhe shantazhet e Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në bisedën telefonike të zhvilluar dje m...