Kurti tha se dëshiron ta mund dhe jo ta zhduk opozitën, vijnë reagimet e para nga PDK dhe AAK

Autori: Gazeta inFokus
15:14 | 18 September 2023
Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë reaguar pas deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, i cili sot gjatë ditës tha se zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as Qeverisë as opozitës, dhe se ai nuk është i interesuar ta zhduk opozitën.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti sot ka pasur më shumë mllef ndaj opozitës shqiptare se sa ndaj presidenti serb, transmeton Telegrafi.
“Albin Kurti sot tha se në rast të zgjedhjeve të parakohshme, zhduket opozita në Kosovë. Më shumë pati mllef ndaj opozitës shqiptare se ndaj presidentit serb. Harroi se ka thirrë konferencë për negociatat me Serbinë dhe jo për ta sulmuar opozitën”, ka pohuar Tahiri në reagimin e bërë në Facebook.
Tutje, ai ka shtuar “mbase këtë e kanë mësuar gjatë koordinimeve me Radojçiqin”.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kurti ka humbur fuqinë elektorale, prandaj sipas tij, edhe bën deklarata të tilla.
“Kryeministri Kurti ia filluar të bëhet humorist, ky asnjëherë s’ka pasur kujdes për opozitën, lërë për opozitën e partive të tjera, por as për njerëzit ndryshe në partinë e vet. Nuk kujdeset për njerëzit në parti që kanë mendime të ndryshme, e lërë për partitë e tjera. Se kush sa e ka fuqinë politike na e jep populli, le të del nëse ia mban në zgjedhje dhe e sheh çka ndodh me të. Ai e dinë qe e ka humbur fuqinë elektorale politike, për këtë është bërë humorist”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Lidhur me deklaratën e kryeministrit Kurti, Telegrafi ka provuar të marrë edhe një koment nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por që të njëjtit nuk janë përgjigjur deri tani.
Sot kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka folur mbi takimin e zhvilluar më 14 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka kritikuar ndërmjetësuesin Miroslav Lajçak që nuk është neutral dhe se po koordinohet me palën serbe.
Kurse gjatë konferencës, ai i pyetur për zgjedhjet deklaroi se është i interesuar ta mund opozitën por jo edhe ta zhduk.
“Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as Qeverisë as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë se humb, e Qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, ka thënë Kurti.
Partitë opozitare në vazhdimësi janë deklaruar të gatshme për zgjedhje të reja, AAK kishte paralajmëruar se do të nis një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, dhe se për këtë duhet bashkëpunim ndërmjet partive opozitare.

Të tjera
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...
-
Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e f...
-
Vdes në QKUK i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Ka vdekur në QKUK edhe i riu i dytë nga vetaksidenti që ndodhi më 2 korrik në...
-
Lladrovci thotë se zyrtarët e komunës së Drenasit i trajnojnë komunat tjera, përmend shembuj
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon” se Kom...
-
Ky është 50 vjeçari që vdiq nga goditja e rrymës në Pejë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gorazhdec të Pejës, ku një 50 vjeçar e...
-
Trump publikon letrën drejtuar Japonisë dhe Koresë së Jugut/ Nga 1 gushti hyjnë në fuqi tarifat tregtare prej 25%
Dy ditë nga afati i fundit, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ng...
-
Imri Ahmeti sërish kandidat i LDK-së për kryetar të Lipjanit
Imri Ahmeti është sërish kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeta...
-
Vdekja e Agon Zejnullahut, Bekë Berisha kërkon hetim urgjent
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar për vdekjen e ...
-
Raportohet për ndalimin e pesë zyrtarëve policorë për “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit në Lipjan
Klan Kosova ka raportuar se pesë policë janë ndaluar pas vdekjes në rrethana ...
-
“Dora e shtetit na e ka vra” – vëllai i 27-vjeçarit: Policia tha se ka vdekur nga infarkti, ndikimi i alkoolit, por kur i pamë videot, situata ndryshoi komplet
Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu – i cili vdiq pas arre...
-
Hapet rruga Hani Elezit – Shkup, ishte mbyllur shkak i zjarreve të mëdha
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur kufiri në me...
-
“Taksa për beqarët”, paralajmërimi i Mickoskit ndez debat në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut ka shpërthyer një debat i fortë publik pas deklaratës ...