Kurti: Tetori i kushtohet grave që luftojnë me vendosmëri për jetën, zbulimi i hershëm rrit shanset për jetë

Autori: Gazeta inFokus
13:37 | 28 October 2022
“Tetori u kushtohet grave që luftojnë me vendosmëri për jetën, madje jetën e lumtur dhe jetën e gjatë, pra jetën e dinjitetshme”, kështu e nisi fjalimin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në manifestimin tradicional kundër kancerit të gjirit.
Ai tha se shifrat e grave të prekura nga kjo sëmundje janë të mëdha, por siç tha shefi i qeverisë, zbulimi i hershëm shpëton jetë.
“Tetori nënkupton muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit duke u shënuar në këtë formë, ndihmon në rritjen e vëmendjen dhe të vetëdijes për zbulimin sa më të hershëm dhe kujdesin për këtë sëmundje. Tetori u kushtohet grave që luftojnë me vendosmëri për jetën, madje jetën e lumtur dhe jetën e gjatë, pra jetën e dinjitetshme. Tetori u kushtohet atyre grave të cilat i vetëdijësojnë edhe të tjera gra dhe gjithë shoqërinë tonë. Secili prej nesh njohim shumë gra që vetë e ka kaluar këtë sfidë, por vazhdojnë të flasin dhe ndihmojnë edhe të tjerët si të mbijetojnë e si të jetojnë duke e mundur këtë sëmundje”.
Shefi i qeverisë tutje tha se për vitin 2023 do të ketë investime shtesë në diagnostikim dhe në pako të veçanta për personat e prekur nga kancerit.
“Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 gra mirëpo paraqitet edhe tek burrat, por në shkallë më të ulët të rrezikut, 1 në 100 raste. Këto shifra janë të mëdha, por ne duhet t’i mbështesim institucionalisht edhe sikur të ishin vetëm disa. Fatkeqësisht s’ka një formë të parandalimit, por ka shumë mënyra të shërimit e të tejkalimit, zbulimi më i hershëm i rrit shanset për jetë. Tejet frymëzuese t’i shohim gratë nga të gjitha shtresat shoqërore që nga pacientet e mbijetuara që bëhen aktivite me zell të kësaj kauze. Solidariteti këtu është jetësor e mësim i madh për secilin prej nesh. Në këtë drejtim prej nesh pritet të bëjmë shumë dhe duhet të bëjmë shumë. Si qeveri kemi siguruar buxhet të mjaftueshëm për mbulimin e listës së barnave esenciale, ndër to edhe për trajtimin e personave të prekur me kancer të gjirit. Në mbledhjen e fundit të qeverisë kemi ndarë edhe 4.2 milionë euro shtesë. Kemi punuar në ngritjen e cilësisë dhe avancimit e shërbimeve shëndetësore për diagnostikim ku edhe në buxhetin për vitin 2023 do të ketë investime shtesë në diagnostikim dhe në pako të veçanta për personat e prekur nga kancerit”, tha Kurti.

Të tjera
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...