Lajme

Kurti: Terminalet e privatizuara do t’i kalojnë shtetit më shpejt se numrat e Z-Mobile

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 28 November 2019

Albin Kurti kryeministri në ardhje ka ironizuar me numrat e Z-Mobile të cilët mbrëmë kaluan në Vala si pjesë e Telekomit të Kosovës.

Kurti në një status në facebook ka shkruar se terminalet doganore të privatizuara do t’i kalojnë shtetit më shpejt se sa numrat e Z-Mobile që kaluan në Vala.

“Beteja ishte e gjatë, mirëpo mbrëmë në mesnatë, më në fund, 300 mijë numra të Z-Mobile kanë kaluar te Vala. Besoj që shumë më e shkurtër do të jetë beteja e kalimit të terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës”, shkruan Kurti./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera