Lajme

Kurti telefonatë me Kryediplomatin italian: U pajtuam që situata në veri duhet qetësuar, marrëveshja të zbatohet

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 29 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Antonio Tajani,.

Në një postim në Twitter, kreu i Qeverisë ka thënë se me të ka diskutuar për zhvillimet në veri, dhe se të dy kanë rënë dakord që situata atje të qetësohet dhe të zbatohet Marrëveshja Bazë.

“Pata një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Italisë, Antonio Tajani, më herët, sot. Të dy ramë dakord se koha e tanishme kërkon që të zbatohet Marrëveshja Themelore dhe të qetësohet situata në veri”, ka shkruar Kurti në Twitter.

-Advertisement-

Qytetarë serbë gjatë së hënës janë mbledhur për të protestuar në komunat veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ku madje është raportuar se disa prej tyre kanë qenë edhe të maskuar.

Në anën tjetër, ambasadori amerikan në Kosovë sot u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave veriore që të mos përdorin forcën për t’u futur në institucionet shtetërore, e t’u shërbejnë qytetarëve pa pasur nevojë për forcë.

“Qeveria e ShBA-së, por edhe ato të vendeve të QUINT-it, e kanë potencuar se sa e rëndësishme është që zyrtarët të hyjnë në institucionet shtetërore pa përdorimin e forcës. Ky mbetet ende qëndrimi ynë. Edhe me kryetarët e diskutuam se si mund ta kryejnë detyrën e tyre dhe t’u shërbejnë qytetarëve, sidomos pa pasur nevojë për forcë që të hyjnë në institucione”, tha amabasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera