Lajme

Kurti: Të ndihmohen sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 24 May 2017

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendose, Albin Kurti ka vizituar një grua fermere ne komunën  e Therandës.

Kurti ka thënë së sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë duhet te ndihmohen sepse nuk mund të konkurrojnë më korporatat që po e mbysin ekonominë e Kosovës, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Kurtiit bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Me gjithë vështirësitë që i has sipërmarrja e vogël dhe e mesme në Kosovë, një grua fermere e ka zhvilluar një sipërmarrje blegtorale të suksesshme në komunën e Therandës. Me të biseduam për sfidat dhe fitoret e saj, të arritura me punë të ndershme.

Sipërmarrjet e vogla e të mesme, bujqit e vegjël dhe fermerët e mesëm kanë nevojë për ndihmë, sepse nuk mund të konkurrojnë dot me korporatat dhe monopolet që po e mbysin ekonominë e Kosovës. Dhe atë ndihmë, të gjithë ata që punojnë në Kosovë, ashtu si edhe kjo zonjë e nderuar, do ta gjejnë pas datës 12 qershor, në qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! /INFOKUSI

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera