Lajme

Kurti: Të gjithë duhet të vijnë në Prekaz që të mos harrojmë e të mos devijojmë

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 06 March 2024

Kryeministri Albin Kurti thotë se të gjithë duhet të shkojnë në Prekaz që të mos harrojnë e të mos devijojnë.

Kështu u shpreh kryeministri pas homazheve në Prekaz bashkë me Osmanin dhe Konjufcën.

“Në Prekazin heroik dhe historik, kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e rrënjët e lirisë që gëzojmë. Të gjithë duhet të vijnë në këtë vend që të mos harrojmë e të mos devijojmë. Të mos harrojmë të kaluarën e të mos devijojmë drejt të ardhmes.

-Advertisement-

Me përkulje respekti e ndjenjë admirimi gjithnjë e përgjithmonë u jemi falënderues e mirënjohës Jasharëve. Lavdi kryekomandantit Adem Jashari, familjes Jashari, UÇK-së e të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera