Lajme

Kurti tani po kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët për kthimin e të pagjeturve

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 29 August 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se janë rreth 13 lokacione brenda Kosovës të adresuara për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, shkruan Gazeta Infokus.

Në tryezën e organizuar për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, Kurti shtoi se kanë dërguar disa herë kërkesa për hapjen e arkivave më Serbi.

Gjithashtu ai u zotua se do të vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

-Advertisement-

“Nuk ka kufomë, nuk ka krim, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për faktet e krimit. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarit e Millosheviçit ne Beograd. Deri më tani shteti serb nuk ka ndarë informacionet nga hapja e arkivave”, deklaroi ai.

Shefi i ekzekutivit theksoi se nevojitet mobilizim kombëtar e mbështetje e ndërkombëtarëve që kriminelët të mbahen përgjegjës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera