Kurti takon presidentin e NDI-së, thotë se sivjet Kosova do të ketë rritje ekonomike 9.9%
Autori: Gazeta inFokus
12:44 | 01 November 2021
Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryesuar nga presidenti, Derek Mitchell.
Thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Qeverisë dhe NDI, ishte tema kryesore e takimit të përbashkët.
Qeveria e re, jo vetëm për nga koha e marrjes së detyrës, por edhe për nga stili i udhëheqjes, është qeveria e ndryshimeve dhe mundësive të mëdha për njerëzit, tha Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit.
Ai bëri të ditura rezultatet dhe pritjet për zhvillim ekonomik, ku në bazë të projeksioneve dhe statistikave të deritanishme deri në fund të këtij viti Kosova do të ketë një rritje mbresëlënëse dyshifrore.
“Sipas vlerësimit të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia jonë do të rritet për 9.9%. Ndërsa krahasuar me vitin paraprak, të hyrat tatimore për periudhën janar – shtator janë rritur për 33% dhe eksportet për 68%. Bazuar në këtë performancë të shkëlqyer ekonomike, projektbuxheti i vitit 2022 është më i larti dhe më gjithëpërfshirësi ndonjëherë, në vlerë 2.75 miliardë euro”, thuhet në komunikatw.
Kurti vuri theksin te përkushtimi për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe intensifikimi i luftës kundër kontrabandës, evazionit fiskal e kriminalitetit në gjithë territorin e Republikës, duke përmendur rezultatet konkrete në këta shtatë muaj.
Lidhur me gjendjen aktuale me pandeminë, kryeministri Kurti i njoftoi që përkundër asaj që kur Qeveria ka pranuar detyrën nuk ka pasur vaksina të blera e as të kontraktuara, brenda shtatë muajsh janë administruar afër 1.6 milion doza. Deri më tani janë rreth 63% të qytetarëve mbi 16 vjeç të vaksinuar me të paktën një dozë, ndërsa mbi 54% kanë marrë dy dozat e vaksinës, gjë që e bën Kosovën të prijë në rajon.
U bisedua për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në politikbërje dhe vendimmarrje, si dhe afrimin e institucioneve me qytetarët.
Temë e takimit ishin edhe zgjedhjet lokale të mbajtura si dhe balotazhi që po afrohet. Zgjedhjet e lira dhe demokratike të 17 tetorit u vlerësuan për mbarëvajtjen e tyre.
U bisedua për mbështetjen e mëtejme nga NDI, që është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, që punon në përkrahjen dhe forcimin e institucioneve demokratike në mbarë botën, nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Hong Kongu rrit parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026 në 4,8 për qind
Hong Kongu e ka rritur parashikimin e rritjes së PBB-së reale për vitin 2026 ...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...






























