Lajme

Kurti takon përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 18 September 2024

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bashkëbisedoi me përfaqësues të agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë me në krye Koordinatoren Arnhild Spence.

“Që një vit tani, Qeveria e Republikës së Kosovës ka gjetur zgjidhje të ligjshme për bashkëpunim me agjencitë e Kombeve të Bashkuara, që mbron sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Republikës. Ky bashkëpunim është i frytshëm dhe sjell bashkëpunim të jashtëzakonshëm në fushën e sundimit të ligjit, mirëqenies sociale, punësimit, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore e digjitalizimit të shërbimeve. Tema të diskutimit ishin prioritetet dhe projektet e Qeverisë dhe bashkëpunimi me këto agjenci në avancimin e tyre”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.

Sipas kësaj komunikate, temë diskutimi ka qenë bashkëpunimin në zhvillimin ekonomik.

-Advertisement-

“Në veçanti, është diskutuar për bashkëpunimin në zhvillimin ekonomik përmes mbështetjes ndaj bizneseve e turizmit, sidomos në pjesën veriore të vendit tonë. Po ashtu, është diskutuar për zhvillimin e transportit urban për lidhjen më të mirë ndërmjet lagjeve e qyteteve”, vazhdon komunikata.

Kurti e ka njoftuar për vendimet e fundit qeveritare duke përfshirë, sipas komunikatës, krijimin e 15 mijë vendeve të reja të punës edhe përmes platformës “Superpuna”, rritjen e punësimit për gratë, ku me masat e qeverisë u mbështet punësimi i mbi 12 mijë grave. Ai shtoi se edhe në veriun e vendit po punohet për rritjen e vendeve të punës dhe të mundësive të barabarta për të gjithë, përfshirë këtu edhe përfitimet nga programet e efiçiencës së energjisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera