Lajme

Kurti takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet dhe takimin e 2 majit në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 27 April 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Së bashku diskutuan për kalimin me sukses të fazës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, rëndësinë dhe përfitimet nga anëtarësimi i plotë i vendit tonë aty.

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Abbott dhe Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen dhe kontributin e tyre në këtë arritje”, thuhet në njoftim, përcjell Reporteri.net.

-Advertisement-

Temë e diskutimit ishte edhe mbajtja e zgjedhjeve në komunat veriore më 23 prill si dhe takimi i radhës i nivelit të lartë politik në Bruksel më 2 maj.

“U theksua rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve, të cilat kaluan pa incidente, por në anën tjetër edhe shqetësimi për kërcënimet, frikësimet dhe presionet që çuan në pjesëmarrje të ulët”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq sa i përket pritjeve nga takimi i javës së ardhshme në Bruksel, Kurti ka thënë se pret angazhim konstruktiv që siguron zbatim pa vonesë e të plotë të të gjitha neneve të dakorduara.​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera