Lajme

Kurti takon ambasadorët e vendeve të QUINT-it

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 12 May 2023

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it janë parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar rreth këtij takimi dhe ende nuk dihen arsyet, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se ky takim vjen një ditë pas vizitës së emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.

-Advertisement-

Pas takimit me Kurtin të enjten, Lajçak në një prononcim para gazetarëve ka bërë të ditur se në takim është diskutuar rreth asaj se si BE-ja e sheh procesin e draft-statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Është shumë me rëndësi që ne ta kemi një kuptim të qartë për hapët e mëtutjeshëm. Ne kemi pasur një diskutim shumë të rëndësishëm dhe do ta kemi të njëjtin diskutim në Beograd. Ne e kemi marrëveshjen, e kemi aneksin dhe tani është shumë me rëndësi që ta kemi të qartë hapin 1, 2 dhe 3”.

Ndërsa Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ka kërkuar nga Lajçak që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Foto: EO

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera