Lajme

Kurti takoi themeluesin dhe ish drejtorin e Balkan Sunflowers, Rand Engel, ZKM-ja tregon çka u bisedua

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 18 July 2024

Menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999, Rand Engel erdhi në Kosovë dhe themeloi organizatën ‘’Balkan Sunflowers Kosova’’ që për qëllim kishte ngritjen e qendrave të mësimit por edhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe programeve të trajnimit.

Atë e ka pritur në takim, Kryeministri i Kosovëas Albin Kurti, kujtoi punën, angazhimin dhe kontributin e Engel në Kosovë.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit përmes një komunikate, “ata kujtua takimin e parë para më shumë se dy dekadave në kohën kur Kryeministri sapo kishte dalur nga burgu dhe ishte në fillet e aktivizmit të tij politik. Kryeministri i shprehu mirënjohjen në veçanti për ngritjen e qendrave të mësimit që kanë ndihmuar fëmijët dhe grupet e margjinalizuara”.

-Advertisement-

“Kur filluam pagesat për shtesat e nënave dhe fëmijëve të porsalindur, qendrat mësimore luajtën një rol vendimtar. Ato ofruan mbështetje për gratë të cilat nuk kishin qasje në internet duke ndihmuar ato të regjistroheshin për përfitimet e ofruara. Në mënyrë të ngjashme, kur shpallëm financimin e familjeve për blerjen e teksteve dhe mjeteve shkollore në fillim të vitit akademik 2023-2024, ishin qendrat e mësimit që ndihmuan familjet në nevojë për të iu qasur financimit”, tha Kryeministri”, ka theksuar Kurti.

Kurti i shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për punën dhe kontributin e çmueshëm të Engel dhe Balkan Sunflower në nxënien e dijes te fëmijët dhe të të rinjtë dhe rritjen e aktivizmit në mesin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera