Lajme

Kurti takoi Szunyogun, folën për sulmin e 24 shtatorit në veri

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 06 Tetor 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate ka bërë të ditur se në këtë takim u diskutua për sulmin e 24 shtatorit në veri.

“Sulmi terrorist, paramilitar dhe kriminal i 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, hetimet që po zhvillohen rreth synimeve dhe autorët e këtij sulmi, procesi i Berlinit në prag të samitit të radhës dhe përgatitjet e Raportit të Vendit, ishin temat kyçe të bisedës në takimin e sotëm”.

-Advertisement-

“Ambasadori Szunyog i shprehu edhe një herë ngushëllime kryeministrit, familjes Bunjaku dhe popullit të Kosovës, për heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, rreshterin e Policisë i cili ra në detyrë, në mbrojtje të rendit, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë, sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial.  Ambasadori, më tej, e njoftoi kryeministrin Kurti për përgatitjet që Komisioni Evropian është duke i bërë në finalizimin e Raportit të Vendit për vitin 2023, i cili pritet të miratohet në pjesën e parë të muajit nëntor”, thuhet tutje në komunikatë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy